FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

5 arsye pse dashuria e dytë është shumë më e mirë sesa e para

Të gjithë e kemi pasur fiksimin e parë, dashurinë e parë dhe e kemi përjetuar për herë të parë thyerjen e zemrës. A keni menduar ndonjëherë se përse dashuria e dytë është shumë më e mirë sesa e para?

Fuqia për t’u shëruar

Ka shumë njerëz që debatojnë mbi çështjen se dashuria e parë është e vërteta dhe se nuk mund ta përjetoni të njëjtën ndjenjë gjatë dashurisë së dytë. Njerëzit nuk e dinë se dashuria e parë e ka fuqinë t’jua shërojë zemrën krejtësisht dhe t’ju bëjë të bini në dashuri edhe më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Periudha pas ndarjes

Swiss Digital Mobile Reklama

Dashuria e dytë ju jep forcën t’i largoni të gjitha ndjenjat e këqija pas ndarjes së parë. Është dashuri e cila ju bën të lëvizni tutje në jetë.

Besimi

Pas ndarjes, njerëzit ndihen sikurse gjithmonë do të bëjnë diçka për çka do t’i bien pishman më vonë. Gjatë dashurisë së dytë, njerëzit janë shumë më të kujdesshëm sepse nuk duan të lëndohen prapë. Dhe, nëse filloni të keni besim më të madh, atëherë intensiteti mes jush dhe partnerit vetëm sa bëhet më interesant.

Kuptimi i ndërsjellë

Përvoja e bën një person më të fortë, andaj nëse keni pasur një zemër të thyer, gjatë dashurisë së dytë do të jeni më të kuptueshëm dhe më të kujdesshëm me njëri-tjetrin.

Më pak fjalë

I keni mësuar gjërat nga dashuria e parë, tashmë në lidhjen e dytë e dini se çfarë nuk duhet të bëni, andaj edhe ka më pak fjalosje dhe lidhja është më e shëndetshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?