FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balliu: Nëse nuk do ishte asgjësuar Gjykata Kushtetuese nuk do ishin djegur mandatet

Lëvizja politike e opozitës për djegien e mandateve ishte e detyruar nga asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese. Djegia e mandateve nuk do të thotë që ata nuk janë deputetë në kuptimin politik, nëse do të kishte Gjykatë Kushtetuese opozita nuk do ti kishte djegur mandate pasi ligji për teatrin koncesionet do ishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit do të merrte kohën e duhur të gjykimit dhe ndoshta do krijohej dhe precedenti për të gjykuar çështje te tilla ën të ardhmen.

Sigurisht që duhen mirëkuptuar deh ata që nuk e pranojnë djegien e mandateve pasi mandati sigurisht që nuk është për tu djegur por në kushtet që krijoi ky njeri me asgjësimin Gjykatës Kushtetuese opozitës nuk i mbeti absolutisht asnjë rrugë tjetër. Dhe nuk është e vërtet që ishte reforma në drejtësi që solli asgjësimin e kësaj gjykate. Është tërësisht Rama ai që minoi çdo hap të hedhur për reformën nuk mori parasysh asnjë sugjerim të opozitës dhe çdo gjë rrodhi në kapjen e të gjithë institucioneve që nga Prokuroria e Përgjithshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?