FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bletët nuk i ndahen makinës për të shpëtuar mbretëreshën (VIDEO)

Bletët e kanë një respekt të veçantë për mbretëreshën e tyre dhe Carol Howarth, 68 vjeçe, e di këtë më së miri.

Ajo e parkoi veturën e saj Mitsubishi në Haverfordwest, Uells dhe doli për të blerë ushqim. Një tufë me bletë iu afrua veturës së saj dhe ndaluan në pjesën e prapme të veturës.

Tom Moses, një banor, vendosi t’i ndihmonte asaj të zgjidhte problemin me bletët. Ai thirri një ekip bletarësh dhe sipas tij, ajo që ndodhi më pas ishte spektakolare, transmeton Gazeta Express.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi i larguan bletët, Carol u nis të kthehej për në shtëpi. Besojeni apo jo, bletët e ndoqën atë. Carol e vërejti tufën e bletëve edhe të nesërmen – dhe u desh t’i thërriste përsëri mbajtësit e bletëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata zbuluan se mbretëreshën e kishte tërhequr diçka e ëmbël në veturë dhe ishte ngujuar në pjesën tek dritat prapa. Mbajtësit e bletëve ia dolën më pas që të ribashkonin mbretëreshën me bletët dhe ato u larguan.

Car Gets Swarmed By 20,000 BEES | What's Trending Now

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?