FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çertifikohen 22 guida turistike në Gjirokastër


22 të rinj nga i gjithë qarku i Gjirokastrës u çertifikuan së fundi prej Drejtorisë së Formimit Profesional në drejtimin “guidë turistike”. Ata, sipas profesor Vladimir Qirjaqit, kanë marrë njohuri bazë nga një program i miratuar nga Ministria e Kulturës.
Sipas TCh, Materiali jep të dhëna bazë me interes turistik mbi historinë, arkeologjinë, zhvillimin ekonomik, kulturor dhe etnografik të territoreve të Gjjrokastrës, Tepelenës e Përmetit.  Ndërkaq, vetë studentët u shprehën se njohuritë e marra dhe zyrtarizimin e tyre si guida planifikojnë ta përdorin për t’i shërbyer rritjes së trendit turistik në jug të vendit.  Drejtorja e Formimit Profesional në Gjirokastër, Marjana Nelaj tha se çelja e kursit, që do të vijojë edhe në të ardhmen, ishte nevojë e evidentuar e tregut.  Nevoja e standardizimit të informacionit që u jepet turistëve dhe botimi i guidave zyrtare u bë jetike për tregun turistik sidomos gjatë 5-vjeçarit të fundit.  Informacioni i dhënë nga persona të paautorizuar është duke krijuar një kaos serioz për turistët që po 10-fishohen në numër që prej vitit 2010.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?