FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dibra jo vetëm destinacion turistik, por parajsë e aeronautikës

Dibra jo vetëm një destinacion turistik, por një vend ku turistë të huaj zhvillojnë aktivitete sportive dhe aeronautike.

Nëse do zgjedhësh Dibrën për të bërë turizëm është zgjedhja ideale për turistë vendas dhe të huaj, pasi natyra ka përsosur peizazhin më atraktiv që haset jo vetëm në Shqipëri por më gjerë.

Një luginë e shtrirë mes kodrave që përshkruhet nga lumi Drin, ku mund të zhvillosh aktivitete sportivë për gjithë gjatësinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mali i Korabit që rrok qiellin, është një vend ideal jo vetëm për shqiponja, por edhe për të pasionuarit e aeronautikës. Një grup të rinjsh aventurier kanë fluturuar me parashuta  përtej maleve, përtej harresës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dibra ka turizmin e bukur që meriton. Nga qielli me parashuta, nga lumenjtë me kanoa, nga malet dhe lëndinat me biçikleta, me kampingje, eksplorime, sporte dhe aventura, turizmi në Dibër është fantastik.

Lura, Korabi, Sapanika, mikpritja dibrane, tradita, kultura, gatimi, rinia energjike, janë bërë bashkë ti japin Dibrës zhvillimin e bukur njerëzor, natyror të eko-turizmit. Nëse nuk e ke vizituar ende Dibrën, nuk e ke parë ende Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?