FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E nxorën nga deti për ta shitur për mish, delfini i rrallë filmohet duke qarë

Një specie e rrallë delfini ka shpëtuar nga thika pasi lotët e tij prekën zemrën e disa njerëzve.

Peshkatarët qe e nxorën nga deti e kishin ngatërruar me një delfin të zakonshëm, por në fakt bëhej fjalë për një specie të rrezikuar të quajtur, “finless porpoise”.

Ndërkohë që rrinte i bllokuar në pjesën e pasme të një triçikli, gjitari i detit kishte nisur të derdhte lot nga sytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, lotët e tij i vunë re dy dëshmitarë, Cheng Mingyue dhe Cheng Jianzhuang, të cilët u prekën aq shumë sa paguan rreth 200 euro për ta shpëtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata morën borxh një mjet dhe e transportuan gjitarin aty nga ku nuk duhej të ishte larguar kurrë. Në det.

“Finless porpoises” janë të listuara si specie në zhdukje dhe mund të gjenden rreth ujërave të gadishullit korean.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?