FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe pse me tipare të errëta dhe me flok të zinj këngëtarja e njohur do të jetë “Hirushja”

Camila Cabello do të jetë Hirushja më e re në ekran.

Këngëtarja e njohur ka tipare të errëta dhe flokë të gjatë të zinj, ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim gjithmonë këtë personazh vizatimor.

Filmi do të jetë një produksion i ‘Sony Pictures’ dhe thuhet se do të jetë një rikthim i përrallës origjinale të ‘Disney’, e vitit 1950.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ky film do të vijë në një version ndryshe, pasi do të ketë shumë muzikë, kërcim dhe këndim, pra një version ‘musical’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të jetë dhe paraqitja e parë e Camila-s si aktore, e cila prej kohësh ka qenë pjesë e grupit ‘Fifth Harmony’, por tani vazhdon karrierën e saj solo.

Sipas raportimeve, ‘Sony Pictures’ po bën të pamundurën që xhirimet të fillojnë së shpejti, ndërsa fanset e këngëtares janë shumë të emocionuar nga ky lajm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?