FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Filmi “Shok” nominohet per Oscar

Sapo është publikuar lista finale e nominimeve për çmimet “Oscar”, ku ashtu siç pritej, bashkëprodhimi Kosovë-Angli, rezulton mes 5 konkurentëve në kategorinë ‘Best Live Action Short Film’ në edicionin e 88-të të Academy Awards.

Filmi “Shok” është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kohë kur vendi ishte nën pushtimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

“Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott. Kjo është arritja më e madhe e kinematografisë kosovare, finalizimi me sukses i të cilës, mbetet për t’u parë më 28 shkurt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?