FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hajdari: Jam sulmuar më shumë nga PD sesa nga PS

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, u shpreh në emisionin “Dita Jonë” se gjatë kësaj periudhe gati 3 vjeçare në politikën shqiptare është sulmuar më shumë nga Partia Demokratike sesa nga ajo socialiste.

“Jam e sulmuar akoma më shumë nga Partia Demokratike. Shikoj të gjitha mediat e lidhura me ta që sulmojnë shumë shpesh dhe për këtë më vjen shumë keq. Unë nuk do ta kisha sulmuar kurrë një koleg timin për një vendim. Nuk është se më ka dhembur kjo gjë, pasi kur beson vërtetë në ato që bën duhet të jesh e fortë dhe e bindur. Në të kundërt, sulmet do të depërtojnë. Për mua ka pasur efekt të kundërt dhe këto sulme të ndryshme më kanë bërë më të fortë”, tha deputetja.

Por pse sulmohet Rudina Hajdari nga PD? “E shikoj se shpeshherë këto sulme vijnë për shkak të pendimit që ata kanë që e kanë marrë këtë vendim dhe më vjen keq për disa prej tyre”, u shpreh Rudina Hajdari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?