FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Illyrian Guard” blen uniformat/ Hapet tenderi për shoqërinë shtetërore që ofron shërbime sigurie

Në muajin prill të këtij viti, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e një shoqërie tregtare të emërtuar “Illyrian Guard” sh.a me kapital 100 (njëqind) % shtetëror, për ofrimin e shërbimeve të sigurisë ndaj personave fizikë e juridikë publikë dhe privatë.

Procesi i krijimit të trupës së sigurisë tashmë ka avancuar edhe më tej. Shoqëria ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimeve Publike për blerjen e uniformave. Referuar thirrjes së shpallur, fondi limit është  3.5 milion lekë. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 30 ditë nga lidhja e kontratës

Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje:16 korrik 2019, ora 12:00.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?