FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ISIS shkatërron manastirin 1400 vjeçar në Irak

Pamjet satelitore konfirmojnë informacionet nga terreni se ISIS ka shkatërruar manastirin më të vjetër të krishterë në Irak. Manastiri i Shën Elijasë ngrihej mbi një kodër në afërsi të qytetit verior të Mosulit. Ai ishte 1400 vjeçar. Pamjet e siguruara nga “Associates Press” tregojnë sidoqoftë se manastiri nuk është rrafshuar tani, por në fund të 2014-s, shumë shpejt pasi qyteti ra në duart e militantëve të grupit të dhunshëm xhihadist. Një prift katolik nga Mosuli paralajmëroi se është historia e krishtërimit ajo që po zhduket barbarisht.

“Një veprim të tillë ne e shohim si përpjekje për të na dëbuar nga Iraku, për të na eleminuar, për të zhdukur ekzistencën tonë në këtë tokë”, tha At Paul Thabit Habib, i cili tani jeton në zonën e Irbilit të administruar nga kurdët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?