FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja 7 profesionet ku femrat paguhen më shumë se meshkujt

Është një fakt i trishtuar që femrat për çdo një dollar të fituar nga bashkëmoshatarët e tyre meshkuj ato marrin vetëm 77 cent. Por ekzistojnë të paktën këto 7 fusha të ndryshme karriere ku ato mund të paguhen më shumë, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria amerikane.

Zyra e Regjistrimit të SHBA-së ka analizuar të dhënat e pagave nga viti 2014 për burrat dhe gratë që punojnë në më shumë se 550 fusha të karrierës, duke gjetur vetëm shtatë prej tyre në të cilat gratë të fitojnë më shumë se burrat.

Në tri nga këto sektorë pune, duke përfshirë operatorët e kamionëve dhe traktorëve, riparuesit e kompjuterëve dhe pajisjeve të zyrave si dhe shkencëtarët biologë, të dyja palët paguheshin njësoj, por për 500 fushat e tjera të karrierës femrat paguheshin dukshëm më pak se meshkujt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja cilat janë 7 profesionet:

Swiss Digital Mobile Reklama
  1. Guida dhe operatore për udhëtime e pushime turistike.
  2. Muzikantët, këngëtarët dhe fusha të ngjashme
  3. Menaxher transporti, magazinimi dhe shpërndarjeje
  4. Dietologe dhe nutricioniste
  5. Këshilltarët e banimit (real estate)
  6. Blerësit me shumicë dhe pakicë
  7. Këshilltarët

Sa i përket karrierave në të cilat pagat e grave mbeten dukshëm prapa, këto shtatë fusha të karrierës kanë pabarazinë më të rëndësishme sipas statistikave:

  1. Specialistët financiarë
  2. Mekanika e avionëve dhe teknikët e shërbimit
  3. Agjentët e shitjes së shërbimeve financiare
  4. Punonjësit e metalit, bizhuterive dhe gurëve të çmuar
  5. Punëtorët e procesit fotografik dhe operatorët e makinerisë së përpunimit
  6. Zyrtarët financiarë
  7. Këshilltarët financiarë personalë

Burimi: Glamour

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?