FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këto janë dy binjaket që kanë tre muaj diferencë mes tyre

Ato janë binjake, por Liana, si rrallë ndonjë herë, është tre muaj më e madhe se motra e saj Leonie. Veç kësaj, dy motrat kanë ardhur në jetë në vite të ndryshme.

Nëna e vajzave u shtrua në spital në nëntor për lindje të parakohshme.

Lindja e Liana-s ishte e paevitueshme. Kur ajo u lind pas vetëm 26 javëve të shtatzënisë peshonte vetëm 900 gramë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, pas lindjes së fëmijës së parë, qafa e mitrës u mbyll me shpejtësi dhe kontraktimet nënës së tyre u ndërprenë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjekët dolën në përfundimin se shtatzënia me fëmijën tjetër mund të vazhdonte pa probleme. Leonie lindi në shkurt me peshë normale.

Sipas spitalit ku erdhën në jetë vajzat, Köln-Holweide, “lindja e dyfishtë binjake” është shumë e rrallë në të gjithë botën.

Lindja dy herë ishte e mundur vetëm sepse binjaket nuk ishin identike, secila prej tyre ndodhej në placentë të ndarë brenda mitrës. Kështu, pasi Liana erdhi në jetë, motra e saj e vogël ishte ende e sigurt në placentën e saj.

Sipas mjekëve, të dyja vajzat janë të shëndetshme dhe po zhvillohen mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?