FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbretëresha Elizabeth festoi dje 93-vjetorin e lindjes

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e saj. Monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë, mbushi të dielën 93 vjeçe dhe ajo ka zgjedhur që ta festojë ditëlindjen duke marrë pjesë në manifestimin tradicional të Pashkëve në Kështjellën Uinsdor. Mbretëresha u shoqërua nga anëtarët e familjes, përfshirë princin Uilliam dhe Harry.

Mësohet se Merghan Markle nuk ka qenë e pranishme për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Së shpejti Markle pritet që të lindë.

Elizabeth kishte lindur më 21 prill, 1926 ne Bruton, në qendër të Londrës dhe u bë mbretëreshë më 1952 në moshën 25-vjeçare, ku vazhdon të mbajë titullin prej 67 vjetësh. Në fakt Elizabeth e feston ditëlindjen zyrtare në qershor, që shënohet me paradë të ushtrisë dhe aktivitete të shumta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?