FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Më të kujdesshëm, Instagrami merr masa për këto komente

Instagram-i është kthyer në rrjetin social më të përdorur në të gjithë botën.

Për shkak të numrit të lartë të përdoruesve dhe adresave fallco, në Instagram qarkullojnë komente nga më të ndryshmet, të cilët shpesh kthehen në fyes.

Ky fenomen vihet më shumë re tek profilet e personazheve të njohur, megjithatë as adresat e njerëzve të thjeshtë nuk po i shpëtojnë dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të shmangur këtë situatë të pakëndshme, drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar se janë duke marrë masa të rënda për të gjithë komentet negativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata njoftojnë se shumë shpejt do të kenë një opsion shtesë vetëm për komentet që tregojnë bullizëm.

Në momentin që do të komentojmë menjëherë do të shfaqet një tabelë ku tregon se komenti është ose jo bullizues.

Gjithashtu edhe personi që do të hedhë foton ose videon do të ketë mundësi të zgjedhë komentet që dëshiron, nëse dikush komenton fjalë që nuk janë pjesë e listës, ai do të fshihet automatikisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?