FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miliona fëmijë në botë shfrytëzohën, ja se si

Puna e fëmijëve njihet si forma më e keqe e abuzimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve u kërkon qeverive të marrin masa efektive për çrrënjosjen e një fenomeni kaq të tmerrshëm në mbarë botën.

Puna e fëmijëve është problem i përhapur kryesisht në vendet në zhvillim. Afrika dhe Azia përbëjnë mbi 90% të totalit të punësimit të fëmijëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se numri i fëmijëve që punojnë është rreth 250 milionë në vendet në zhvillim, prej të cilëve të paktën 120 milionë punojnë me kohë të plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga këta fëmijë që punojnë 61% janë në Azi, 32% në Afrikë dhe 7% në Amerikën Latine.

Në Pakistan rreth tetë milionë fëmijë punojnë në profesione të ndryshme dhe dy të tretat e tyre janë të punësuar me kohë të plotë.

Të drejtat themelore të fëmijës si mbijetesë, arsim, mbrojtje dhe zhvillim janë shkelur rëndë nga shfrytëzimi që iu bëhet atyre me ounë të rënda dhe plotësisht të papërshtatshme për ta.

Shkaku kryesor i punës së fëmijëve është varfëria e skajshme që detyron prindërit të punësojnë fëmijët e tyre për disa para shtesë për jetesën e përditshme.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?