FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Modifikoni fotot? Gati programi më i fuqishëm i parë ndonjëherë

Adobe Photoshop për iPad është planifikuar të jetë gati për publikim këtë vit, ndërsa kompania tani është duke bere disa teste me aplikacione për version beta. Disa abonentë të Creative Cloud morën email ku u ftuan të regjistroheshin për programin beta përmes një faqeje regjistrimi.

Photoshop për iPad do te jete softueri me i fuqishëm se çdo version tjeter iOS ose Android që Adobe ka lançuar deri më tani. Adobe synon të sjellë “Photoshop” në iPad, me karakteristika, zgjedhje, dhe opsione të tjera të rëndësishme.

Pika kryesore e shitjes së saj është Cloud PSD që do të jetë në gjendje të sinkronizojë ndryshimet në desktop dhe iPad kështu që mund të punoni në të gjithë pajisjet me të njëjtin skedar. Lajmi i keq është se nuk do të ketë veçori në video, pra nuk do të jeni në gjendje ta përdorni atë për të bërë animacione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Modifikoni fotot? Gati programi më i fuqishëm që është parë ndonjëherë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?