FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndahet nga jeta regjizori Artan Minarolli

 

Artan Minarolli u nda nga jeta pas një ataku kardiak natën e kaluar. Minarolli ka qenë drejtor i Qendrës Kombëtare Kinematografike. Ai ishte 57 vjeç, me një karrierë të gjatë në kinematografi. Minarolli studjoi në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982. Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio. Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë. Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos. Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?