FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nderohet me bust ish zv.Ministri i Brendshëm, studiuesi: E vendosën aty ku në 46’ u ekzekutuan inxhinierët

Në një ceremoni zyrtare ditën e djeshme, Bashkia e Maliqit përuroi bustin e ish zv./Ministrit të Brendshëm Teki Kolaneci, i cili ka shërbyer nën regjimin e kohës komuniste.

Por studiuesi Kastriot Dervishi ka publikuar këtë të dielë disa dokumenta, ku Teki Kolaneci përveçse zv ministër i diktaturës, ka qenë edhe pjesë e komisionit të internim-dëbimeve.

Ja çfarë shkruan Kastriot Dervishi:

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Maliqit, e molepsur deri në palcë me komunizëm, afër vendit ku janë ekzekutuar në vitin 1946 inxhinierët që po punonin për tharjen e kënetës së Maliqit, vendosi bustin e ish zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe ish anëtarit të Komisionit të Internim Dëbimeve, të diktaturës komuniste, Teki Kolanecit. Madje në komunikimet mediatike, kjo bashki e përmendte me gradën e kohës së diktaturës. Le të kujtojmë diçka. Me dekretin nr.2116, datë 8.8.1955 Presidiumi i Kuvendit Popullor emëroi Komisionin e Internim Dëbimeve pranë MPB-së të përbërë nga Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziçisht, Delo Balili, Teki Kolaneci, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari dhe Qamil Mane. (Deri tani asnjë nga anëtarët përveç Tekiut nuk ka bust). Të gjithë me grada nga gjeneralë, kolonelë, nënkolonelë e major. Në relacionin përkatës, të datës 5.8.1955, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, i propozonte Presidiumit të Kuvendit Popullor për anëtar të komisionit, gjeneral-majorin Teki Kolaneci (drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Ndjekjes në MPB), pasi përfshirja në këtë komision do ta ndihmonte shumë punën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të gjitha ligjet e gjenocidit në Shqipëri të viteve 1995 apo 2008, ligjet e reformës në drejtësi, cilësia anëtar i Komisionin të Internim-Dëbimeve, është përjashtuese për funksione shtetërore. Për arsye moshe, dihet që askush nga ish anëtarët e komisionit në fjalë nuk është i mundur të marrë detyra shtetërore. Shumë nga ata kanë vdekur, ndërsa të tjera janë në pension. E vetmja arsye që mund të na bëjë të ndjeshëm është ajo morale. “Mbetet i lavdishëm, gjeneral i provuar dhe hero” – thoshte në faqen e saj në fb, Bashkia e Maliqit. Ndërsa familja e të përmendurit “nderoi” me “dekoratë” kryetarin e bashkisë. Pra përtej një ceremonie qokash, hera e parë që familjet kthenin reston duke “dekoruar” kryetarin e bashkisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?