FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndërtimi në tokat bujqësore – Lehtësohet procesi, konvertim automatik nga tokë arë, në truall

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar disa ndryshime ligjore, që lehtësojnë procesin e marrjes së lejes së ndërtimit apo zhvillimit të tokës bujqësore, duke përcaktuar konvertimin automatik nga tokë arrë në tokë truall.

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli argumentoi se kjo do të shmangë konfliktin institucional, që deri më tani ka sjellë vonesa apo refuzime të panevojshme.

Ndërkaq, komisioni hodhi poshtë propozimin e qeverisë për zgjatjen e afatit të dhënies së lejes së ndërtimit nga 60 ditë kalendarike në 60 ditë pune. Deputeti Ilir Beqaj deklaroi se nuk është i nevojshëm një zgjatje afati, duke propozuar afatin e ri prej 45 ditësh. Me 8 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, komisioni miratoi propozimin e deputetit. Paralelisht, komisioni miratoi edhe projektligjin që I hap rrugë investimit të 42 mln eurove  në drejtim të furnizimit me ujë dhe në disa nga fshatrat turistikë në bregdet, sikurse janë Borshi, Jala, Livadhi, Qeparoja apo Vunoja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?