FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshim historik, një grua do të shkojë në Mars

Me shumë gjasë, personi i parë që do të mbërrijë në planetin e kuq do të jetë një grua.  Së fundmi, i ftuar në emisionin radiofonik shkencor “Science Friday”, kreu i NASA-s, Jim Bridenstine, ngriti dyshime duke thënë se “me shumë gjasë, personi i parë në Mars do të jetë një grua”.

Bridenstine nuk zbuloi ndonjë emër të caktuar, por tha se gratë kanë më shumë mundësi. Ai gjithashtu iu përgjigj me një “absolutisht” pyetjes në Twitter se “a do të përfshihen gratë në udhëtimet e ardhshme hapësinore në Hënë?”.

Në fakt, theksoi se personi tjetër që do të udhëtojë drejt Hënës do të jetë grua. ”Këto janë ditë të mëdha”,-u shpreh Jim Bridenstine.  Në vitin 1976, për herë të parë, NASA pranoi gjashtë gra në trupat e astronautëve, ndërsa sot ato përbëjnë rreth 34% të gjithë astronautëve aktivë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?