FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në fshatin Saraj të Shkupit vendoset shtatorja e Isa Boletinit

Të shtunën, në fshatin Saraj, në afërsi të Shkupit, është vendosur përmendorja e heroit shqiptar Isa Boletini.

Isa Boletini ka lindur më 15 janar 1864 në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës dhe ai u vra pabesisht nga malazezët në Podgoricë, më 23 janar të vitit 1916, së bashku me bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, si dhe dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.

Në korrik të vitit 2011, mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica, i ruajti në një vend të fshehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngritja e përmendores së Isa Boletinit në Saraj të Shkupit nuk ka kaluar pa debate publike mes atyre që thonë se BDI-ja e keqpërdor këtë figurë të lavdishme për të fituar pikë parazgjedhore, si dhe ata që pohojnë se përmendorja e këtij heroi shqiptar duhej të vendosej në qendër të Shkupit, me çka do i jepej fund logjikës që shqiptarët të ngrenë përmendore me vetëfinancim nëpër fshatra, ndërkaq Gruesvki ngre përmendore nëpër sheshet e qyteteve, edhe ato të financuara nga taksapaguesit shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?