FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Një Kuran, një Bibël e një Talmud”, shqiptarët përcjellin tolerancën fetare në SHBA

Një imam shqiptar, një prift dhe një rabin amerikan, përfaqësues të tre feve më të mëdha në botë janë bërë bashkë në SHBA me një qëllim të vetëm: promovimin e harmonisë dhe tolerancës fetare.

Me Kuran, Bibël dhe Talmud, librat që përcjellin fjalën e Zotit, ata predikojnë se pavarësisht besimeve fetare të gjithë jemi njerëz që kemi nevojë për dashuri, bashkim dhe solidaritet.

Meqenese në botë ka një trend në rritje të islamofobisë, antisemitizmit, racizmit dhe ksenofobisë në pergjithesi, natyrshmëria e këtij grupi ka tërhequr vëmendjen e njerëzve.
Nisma është ndërmarrë nga imami shqiptar Gazmend Aga, i cili është tranferuar së fundmi në krye të Komunitetit Mysliman të shqiptarëve në Amerikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i përcjellë nga imami Aga po jep shumë impakt në jetën sociale për rolin e harmonisë ndërfetare në Amerikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë këtu se toleranca fetare është një aset i çmuar për të cilin vendi ynë vlerësohet nga e gjithë bota.

Madje vendi ynë është marrë shembull në çdo takim jo vetëm për tolerancën fetare por dhe mbrojtjen e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Dhe ky mesazh merr një vlerë të veçantë në kontinentin e largët në kohën kur sulmet terroriste i atribuoen pa të drejtë besimit islam.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?