FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Notre Dame” mbetet pa statuja (FOTO)

Statujat fetare të vendosura në krye të Katedrales “Notre Dame” në Paris, janë dashur të hiqen për herë të parë në mbi një shekull, si pjesë e punimeve për restaurimin e kullës së madhe të monumentit.

Një vinç 100 metra i lartë uli me kujdesin maksimal statujat e bakrit që përfaqësojnë 12 apostujt dhe 4 ungjilltarët, në një kamion që do t’i transportonte më tej, duke i ofruar publikut një pamje të rrallë nga pranë, për herë të parë këtë të enjte.

Statujat shihen normalisht në mbarë Parisin nga pika më kulmore e Katedrales 96-metërshe të lartë “Notre Dame”. Statujat, të cilat janë 3 metra të larta vet, janë dërguar në jugperëndim të Francës për t’u restauruar, në një projekt rinovimi që kap shifrën e 6 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?