FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pëllumbi Armando shitet për shifër rekord në ankand

Një pëllumb kampion është shitur për një shifër rekord prej 1.25 milionë eurosh. Shtëpia e ankandeve Pipa, e ka quajtur Armando, pëllumbin më të mirë belg të distancave të largëta, gjatë të gjithë kohërave, ndërsa të tjerë e quajnë atë edhe Lewis Hamiltonin e pëllumbave.

Para kësaj shitjeje, rekordi ishte 376 mijë euro. Pëllumbi kampion që mbush pesë vjeç, tani po i gëzohet pensionit dhe është po ashtu baba i një numri fëmijësh.

“Ishte jo reale, dukej si diçka nga përtej kësaj bote”, tha Nikolas Gyselbreht, drejtues i Pipa-s, duke rrëfyer momentin kur erdhi oferta prej mbi 1 milionë eurosh. “As në ëndrra nuk e kishim parë një çmim të tillë” – shton ai, duke saktësuar se ishte parashikuar një çmim prej rreth 400 apo 500 mijë eurosh. Dy blerës nga Kina u angazhuan në një betejë të vërtetë ofertash, që u rritën nga 532 mijë euro deri në 1.25 milionë, në vetëm një orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe për të qartësuar gjithçka, sipas vetë ekspertëve, çmimi i zakonshëm për një pëllumb garash, është rreth 2500 euro. Por Armando nuk është një pëllumb i zakonshëm. Tani atë e pret një jetë e qetë, larg garave, por pronarët e rinj do të stërvitin trashëgimtarët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?