FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Për Zarifen nga Tropoja

Nga Ermal Mulosmani 

Kjo bukuroshe që humbi sot jetën në krye të detyrës është tropojanja 32 vjeçare Zarife Hasanaj. Ajo shkoi në Lituani, atje ku e dërgoi shteti i saj për të pastruar territorin nga minat dhe po u vjen prindërve në arkivol.

Një Zot e di sesi do ta përballojë dhimbjen nëna e saj. Në ëndërrat e saj po numëronte ditët për ta takuar Zarifen, ndoshta edhe orët. Dita e kthimit nuk ishte e largët dhe mezi po e prisnin për t’u treguar për një vend të vogël atje, në Baltikun e largët ku e dërguan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por qeshja e saj që sillte dritë në shtëpi nuk do jetë më. Ajo ra në minë, këmba, dora ose trupi i saj preku të paprekshmen, preku vdekjen.  Kurajozja, trimja Zarife, me mision heroik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Minapastruesit janë trimat më të mëdhenj, ata luajnë përditë me vdekjen.

Që fëmijët e Lituanisë të mos rrezikojnë jetën shkoi Zarifja nga Tropoja.

Zarifja sot është krenari dhe dhimbje. Ishte kaq e bukur dhe kaq e re për të vdekur.  E dhimbshme në palcë të shpirtit!

Nëpër filma flitet për Markon nga Tropoja.

Në gazeta shkruhet për grabitësin nga Tropoja.

Por dikush duhet të shkruajë për  Zarifen nga Tropoja. Për Xipen e mirë…

Zarife, të qoftë i lehtë dheu! Prindërit e tu do të kujtojnë me dhimbje e dashuri për sa të jenë gjallë. E bashkë me ta e gjithë  Shqipëria.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?