FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pirro Çako tregon amanetin e fundit të babait: U betova se do t’ia realizoj dëshirën

Kantautori i njohur Pirro Çako ka rrëfyer amanetin e fundit të babait të tij të ndjerë, tenorit të mirënjohur Gaqo Çako, para se të ndahej nga jeta.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Pirro ka rrëfyer se porosia e fundit për të ishte që ai të shkruante këngë sa më gjatë.

“Nuk duhet të tërhiqesh, shkruaj më rrallë, por kur të rikthehesh shkruaj diçka që vërtet t’ia vlejë. Jam betuar që do t’ia realizoj dëshirën”, tha Çako, ndërsa tregoi edhe dedikimin që Gaqo i kishte kushtuar të birit përmes këngës “Rrugët e atdheut më thërrasin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këngën “Udhët e atdheut më thërrasin”, në vargjet “biro, ardhsh i mbarë”, por ai e ka thënë “Piro, ardhsh i mbarë”. Po ta dëgjojmë me vëmendje, ajo është e thënë pastër “Pirro, ardhsh i mbarë” dhe një nga këngët që ai kishte qejf të vihej në homazhe ishte pikërisht kjo këngë dhe “Fjalët e qiririt”. Këto ishin ato këngët që donte të kishte atë ditë“, tregoi kantautori i emocionuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gaqo Çako u nda nga jeta në gusht të vitit 2018, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore që nuk do të shuhet kurrë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?