FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salvini mes 100 personave më të fuqishëm në botë

Revista amerikane, “Time”, ka renditur Matteo Salvinin mes 100 personave më të fuqishëm në botë.

Në kategorinë e liderëve, zëvendës kryeministri e ministri i brendshëm italian, Matteo Slavini është i vetmi italian përkrah personaliteteve si Papa Francesco,  Donald Trump, XI Jinping,  Greta Thunberg etj.

“Është lideri më i diskutueshëm në Europë, e pas zgjedhjeve europiane të majit, mund të jetë dhe lideri më i fuqishëm në Europë,”-shkroi Time.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën komentin e analistit politik amerikan, Steve Bannon, Time e prezanton Matteo Salvinin me sloganin “Erdhi, pa e poston në Facebook”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është politikani më antikonvecional, një turbinë takimesh,  fjalimesh, energjie e të gjitha live në profilet e tij sociale. I financuar me pak para, por me mjaft kurajë, këmbëngulje, Salvini shpreh një mesazh të qartë,”-shkruan Times. “Solli rilindjen e krenarisë kombëtare italiane si dhe i diktoj Brukselit ligje mbi politikat e emigracionit.”

Sipas revistës amerikane, në postin e Ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini ka realizuar objektivat e fushatës së tij elektorale si mbyllja e porteve italiane për emigrantët klandestinë, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore deri në një debat të ashpër me institucionet europiane.”

Salvini është i vetmi politikan italian i zgjedhur nga Times, në kategorinë leaders dhe pse në listën e 100 më të fuqishmëve në botë renditen dhe italianët, shefi i kuzhinës Massimo Bottura dhe  Pierpaolo Piccoli, drejtori ekzekutiv i markës më të famshme italiane të modës Valentino.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?