FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shefi i Nissan lirohet me kusht

Ish shefit të Nissan, Carlos Ghosn, iu është dhënë lirimi me kusht nga një gjykatë në Tokio.

Gjykata vendosi lirimin e tij me kusht për 8.9 milionë dollarë dhe mediat japoneze raportojnë se ai do lirohet mëngjesin e së martës.

Ghosn është akuzuar për sjellje të pahijshme financiare por ai ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata refuzoi dy kërkesa të mëparshme për liri me kusht, duke thënë se Ghosn mund të largohej nga vendi apo të fshihte provat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa e fundit u pranua nga një ekip i ri ligjor.

Dhe të hënën, avokati i tij Junichiro Hironaka tha se ishte optimist që do i jepej lirmi me kusht.

I quajtur ‘Rroje’, avokati japonez ka reputacion për fitimin e rasteve të vështira.

Nuk janë dhënë detaje rreth kushteve të lirimit me kusht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?