FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shitet rezidenca e Titos në Tokio, ja sa para i takojnë Serbisë

Pas shitjes së banesës rezidenciale të Josif Broz Titos në Manhattan, një tjetër rezidencë e RSFJ-së është vënë në shitje. Sipas gazetës serbe “Vecernje novosit” bëhet fjalë për ambasadën dhe residencën e RSFJ-së në Tokio, e cila është shitur prej rreth 14.7 milionë eurosh, pas kontratës së nënshkruar më 31 janar.

Patundshmëria në Tokio ka rreth 1.726 metra katrorë dhe shtrihet në sipërfaqe prej 938 metrash katrorë toke.

Sipas gazetës, nga kjo shifër Serbisë i takojnë vetëm rreth 39,5 për qind. Serbia ka marrë tashmë 3,5 milionë nga banesa në Nju-Jork, ndërsa pas rifundimit të mjeteve të investuara për mirëmbajtje pritet të marrë edhe 3,2 milionë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazeta bën të ditur se po vazhdojnë aktivitetet për shitjen e tri objekteve të mbetura , ndërtesa në të cilën aktualisht është i vendosur misioni i Serbisë pranë OKB-së, dhe ambasadat në Bernë e Bon. Për të tri objektet gazeta shkruan se ka oferta konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?