FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkencëtarët në kërkim të meteorit misterioz që goditi tokën

Njerëzimit mund t`i duhen qindra, në mos mijëra vjet për të zhvilluar kapacitetin e eksplorimit te hapësirës ndëryjore, por ndonjëherë kjo e fundit, vjen tek ti.

Një studim i dy kërkuesve të Universitetit të Harvardit tregoi se kozmosi mund të ketë sjellë një vizitor mjaft interesant ne pragun e derës sonë pesë vjet më parë, kur një meteor i vogël u përplas në afërsi të Papua Guinesë së Re, në jug të Paqësorit.

Kërkimi tregon se objekti 4,5 metra i gjerë me shumë gjasë, ka ardhur nga një sistem tjetër diellor. Pothuajse të gjitha objektet hapësinore që përfundojnë në tokë, vijnë nga brenda sistemit tonë, shpjegon doktori i shkencave, Abraham Loeb, bashkëautor i studimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata përbëhen nga të njëjtat material që përbëjnë sistemin tonë diellor, ndërkohe që ato, të cilat vijnë nga hapësira ndëryjore kanë origjinë tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është sikur po të mbërrin një mesazh në shishe nga kozmosi, shprehet ai.

“Ne mund ta ekzaminojmë e të mësojmë diçka më shumë, shton eksperti. Një nga mundësitë që entuziazmon më shumë në raste të tilla, është ajo e pranisë së jetës dhe ideja që objekte të tilla munda ta bartin atë gjatë rrugës së tyre. Në parim, edhe brenda shkëmbit, jeta mund të rezistojë, edhe bakterie qofshin, ato mund ti mbijetojnë në këtë mënyrë kushteve të vështira hapësinore e të mbërrijnë drejt e te ne”, thotë Loeb.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?