FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shpëtimi” i Notre-Dame – Familjet e pasura franceze premtojnë financimin e monumentit gotik

Miliarderët e firmave të luksit në Francë kanë premtuar 300 milionë euro për të rindërtuar katedralen Notre-Dame, që u pushtua nga flakët ditën e Hënë, duke i’u përgjigjur thirrjeve të presidentit Emmanuel Macron për një fushatë të financimit.

Francois-Henri Pinault, kreu ekzekutiv i Kering, që zotëron Gucci dhe i ati i tij Francois Pinault, premtuan 100 milionë euro nga kompania e tyre e investimeve. Familja rivale, Arnault, që drejton LVMH, reagoi pak minuta më vonë me një premtim prej 200 milionë euro.

“Kjo tragjedi ka tronditur të gjithë francezët. Të gjithë duan t’i rikthejnë jetën këtij thesari të trashëgimisë tonë sa më shpejtë të jetë e mundur” -tha Francois- Henri Pinault. Pinault dhe Arnault nisën një valë të premtimeve nga korporatat dhe individët. Macron, që premtoi të rindërtojë monumentin gotik 850 vjeçar, bëri thirrje për kontribute dhe tha se do të thërrasë talentet më të mirë botëror për këtë detyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bernard Arnault, aksioneri kryesor i Moet Hennessy Louis Vuitton, është personi i tretë më i pasur në botë me 90.4 miliardë dollarë. Dhurime të tjera nisën më vonë, përfshirë 1 milionë euro nga konsulenti i teknologjisë Capgemini. Kompania e ndërtimit Vinci dhe banka më e madhe në Francë BNP Paribas deklaruan se do të japin një sasi të pa detajuar të parave.
“Louis Vuitton do të vë nën dispozicion të gjithë ekipet, përfshirë grupet arkitekturore, financiare dhe krijuese, për të ndihmuar me ndërtimin dhe me financimin” -deklaroi familja Arnault.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?