FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Si të motivojmë punëtorët më kreativë?

Në çdo ekip apo organizatë, disa individë janë gjithmonë më shumë kreativë sesa punëtorët e tjerë, dhe sigurisht idetë janë ato që sjellin inovacionin dhe bëjnë diferencën. Ajo çfarë vihet re është që jo gjithmonë kompanitë arrijnë ti motivojnë punëtorët që të nxjerrin në pah kreativitetin e tyre. Studimet psikologjike raportojnë se njerëzit krijues janë mjaft të ndryshëm nga të tjerët kur bëhet fjalë për personalitetin, vlerat dhe aftësitë e tyre ndaj kërkojnë vëmendje të veçantë për të nxjerrë në pah talentin e tyre. Por si mund ti motivojmë këta punëtorë?

Caktoni atyre rolet e duhura! Pa marrë parasysh se ne çfarë sektori punojnë ata, e rëndësishme është që të kenë hapësirë të punojnë me kreativitetin e tyre, në të kundërt ata nuk do të japin maksimumin nëse ju i jepni ndonjë punë pa ndonjë rëndësi të madhe që nuk i përket intelektit të tyre.

Ndërtimi i një ekipi rreth tyre është një nga hallkat kryesore. Këta individë me ide inovatore kanë nevojë për njerëz të tjerë po aq kreativ në mënyrë që të kombinojnë aftësitë dhe interesat e tyre të ndryshme për ti përkthyer idetë kreative në inovacione aktuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpërblimi financiar bën diferencën! Nëse ju si kompani nuk i shpërbleni këta punëtorë me pagesë ekstra atëherë motivimi i tyre për të punuar do të bjerë. Pasi të ndjehen të vlerësuar financiarisht ata do të vazhdojnë të prodhojnë edhe më shumë duke e ndjerë që kanë një përgjegjësi më të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Toleroni anën e tyre të errët! Hulumtimet kanë treguar se individët krijues janë më nervozë dhe të vështirë për t’u kënaqur, por nëse ju i ndëshkoni gjatë këtyre momenteve atëherë ata do të ndjehen të ndrydhur që të shprehin idetë e tyre sërish.

Hulumtimet tregojnë se punimi në mjedise me presion të lartë mund të dëmtojë mirëqenien e një punonjësi dhe të zvogëlojë produktivitetin e tyre. Megjithatë, kur bëhet fjalë për maksimizimin e prodhimit krijues, aplikimi i disa presioneve mund të jetë një gjë e mirë nëse është brenda kufijve optimalë. Ndërsa individët po kthehen gjithnjë e më shumë tek vetëpunësimi dhe sipërmarrja, organizatat janë në rrezik të humbasin talentin e nevojshëm për të rritur fitimet dhe për të shmangur falimentimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?