FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Studimi/ Djemtë “me bark” janë më tërheqës se “muskulozët”

Meshkujt me pak “bark” po konsiderohen më tërheqës se më parë. Ata kanë qenë në modë deri në vitin 2016, por më pas vëmendjen e morën muskulozët.

Në ekrane dhe revista dukej se meshkujt po ktheheshin në fizikun e Herkulit.

Tani ka disa emra të njohur të ekranit, si Danny Dyer dhe Chris Pratt, të cilët u morën në kopertina revistash për fizikun e tyre, ndryshe nga të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pratt zbuloi se ai hoqi disa kilogramë për një rol, por gjithmonë ka patur vetëbesim, pavarësisht peshës.

Swiss Digital Mobile Reklama

E njëjta gjë aplikohet edhe tek ikonat e futbollit. Pasi Eden Hazard nënshkroi me Real Madridin, qarkulluan fotografitë e tij me bark të fryrë.

Dhe duket se shumë njerëz po tërhiqen nga ky lloj fiziku.

Rezultatet e studimit botuar nga “Planet Fitness” tregojnë se 78% mendojnë se vetëbesimi është mbreti i shëndetit të mirë.

“Pothuajse katër nga pesë persona, ku dy janë femra besojnë se burrat me bark tregojnë shenjën e një personi që është i sigurt për trupin tij”, thuhet në studim.

Rezultatet tregojnë gjithashtu se 65% thonë se burrat me bark janë tërheqës ndërsa 61% mendojnë se janë seksi.

Si rezultat, meshkujt kanë mësuar të duan veten dhe janë të rrallë ata që duan të duken si Cristiano Ronaldo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?