FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ujëvarë në aeroport për ta bërë qëndrimin më të këndshëm (FOTO)

Një katarakt i vërtetë 40 metra i lartë, që derdhet në një hapësirë të mbyllur, kjo është risia e kompleksit të madh të aeroportit kryesor të Singaporit, që u hap të enjten. Me një kosto prej 1.25 milionë dollarësh, qendra margaritar, ka kopshte që ngrihen përgjatë katër kateve si edhe 280 dyqane dhe restorante, një hotel dhe kinema. Ajo lidh tre terminalet e aeroportit.

Shumëkush ishte skeptik fillimisht se kompleksi 135 mijë metra katror do të ishte kaq mbresëlënës. Në përfundim, ai rezulton një magnet dhe po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë e kureshtarë.

Dhe e gjithë kjo, bëhet me qëllim që të tërhiqen udhëtarët e distancave të gjata nga aeroporte të tjera si ai i Hong – Kongut dhe i Dubait duke i bërë tranzitet dhe qëndrimet më të këndshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?