FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video-Humor/ Çfarë i rrëfen Braçe, nën zë kryeparlamentarit Ruçi

Edhe pse mes tensioneve politike, protestave dhe ngërcit të krijuar, seancat plenare vijojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Rubrika gazmore e emisionit “Kjo Javë” ka foksuar disa momente mes deputetëve dhe ministrave për t’i sjellë në një mënyrë tjetër, jashtë asaj që zyrtarisht jemi mësuar të shohim përmes kronikave televizive.

Erion Braçe diçka i thotë nën zë Gramoz Ruçit, kalon më pas tek ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe largohet nga seanca. Deputeti Ervin Bushati përpara se t’i konfidojë diçka Taulant Ballës, kujdeset të verifikojë nëse kamera po e filmon apo jo.

Ndërkohë, jashtë sallës së Parlamentit, e pamësuar ende me kameran siç edhe vetë e pranon, ministrja e Financave Anila Denaj u thotë gazetareve që me ta është miqësore, por me objektivin do ende kohë të mësohet, ndaj për këtë, nuk mjafton vetëm një dubël për të realizuar një deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto dhe të tjera situata gazmore të përcjella me kujdes dhe dashamirësisht për publikun, në një javë të mbushur plot me aktivitete dhe takime zyrtare. /News 24

Swiss Digital Mobile Reklama
Rubrika gazmore/Çfarë i rrëfen Braçe,nën zë kryeparlamentarit Ruçi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?