FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjidhja si të shfryni inatin pa dëmtuar kënd (FOTO)

Jordanezët kanë një mundësi të re për ta shfryrë inatin, pa i bërë dëm kujt. Falë të ashtuquajturave “dhoma të zemërimit”, mund të çlirohen nga ajo që i mundon duke shkatërruar gjëra. Frekuentuesit e këtyre dhomave pajisen me çekiçë të mëdhenj, e me to shkatërrojnë objektet që u ofrohen për këtë qëllim: televizorë të vjetër, kompjutera, printera, soba, etj.

Ideatorët e konsiderojnë një vend ku njerëzit mund të kërkojnë eksperienca të reja, e në të njëjtën kohë të nxjerrin dufin që mund të kenë përbrenda. Dhoma të tilla janë hapur në vende të ndryshme të botës dhe kanë tërhequr një numër të madh vizitorësh.

Në Jordani, pjesëmarrësit paguajnë 17 dollarë dhe, me të hyrë brenda pajisen me veshje mbrojtëse e helmeta, që kanë sipër mbishkrimin e asaj çfarë i shqetëson: ish-e dashura, të gjithë të dashurit, shefi, kolegët. Fjalët që ata përzgjedhin kthehen në shënjestrën e zemërimit të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?