Home POLITIKE Majko dhe tre...

Majko dhe tre ish-presidentët do shkojnë në Hagë, takime me ish-krerët e UÇK-së

651
0

Ish-kryeministri Pandeli Majko, si dhe tre ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, javën e ardhshme do t’i vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së. Vizita e tyre parashihet të ndodhë me 29 shtator.

Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Nga Kosova këtij delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit