Home Aktualitet Maks Haxhia: ...

Maks Haxhia: Harta e re gjyqësore, propagandë formale! S’bëhemi pjesë e asaj vendimmarrje

91
0

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tregon edhe njëherë pse është kundër hartës së re gjyqësore, edhe pse tashmë qeveria e ka miratuar. Avokati e vlerëson hartën e re si një propagandë formale.

“Bojkoti yni ishte që t’i bëhej me dije publikut të gjitha shqetësimet. Tani fillon një etapë tjetër që është ajo gjyqësore, pas mbarimit të etapës së ndërgjegjësimit. Ne nuk e kemi kundërshtuar kompentencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të ndërmarrë një hartë të tillë, por kriteret për të marrë një shërbim cilësor dhe shërbime më të pakta. Këto janë kritere të vendosura nga Gjykata e Strasburgut dhe të jeni të sigurt që kjo gjykatë nuk do të dalë jashtë vendimeve të saj”.

Po ashtu Haxhia u shpreh se ishin për tre apo katër Gjykata Apeli, dhe se nuk pranon që të bëhet pjesë e kësaj vendimmarrje.

“Nuk mund të pranojmë të na bëjnë pjesë të vendimmarrjes së kësaj harte. Sistemi aktual është një pasojë e mos menaxhimit të reformës në drejtësi. Pati një moskordinimin dhe në shumë gjykata ra numri i organikës së gjyqtarëve. Shumë procedura janë bërë shpejt e shpejt”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit