Home Kosova “Mamin e harr...

“Mamin e harruam në makinë”, vëllai i Liridonës tregon çfarë i thanë fëmijët e motrës pas vrasjes

2738
0

Vëllai i 30-vjeçares, Liridona Ademaj Murseli, ka folur pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, ku motra e tij mbeti e vrarë në një grabitje të inskenuar. E gjithë këtë dyshohet ta ketë planifikuar bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili u raportua se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e të shoqes.

Në një prononcim për RTK, Leonard Ademaj, ka treguar edhe bisedën që ka pasur me fëmijët e viktimës pasi i ka takuar pas ngjarjes tronditëse.

“Mamin e harruam në veturë”, i kishin thënë fëmijët dajës së tyre.

“Atë ditë ka ndodhur krejt ngjarja, krejt rasti. Djali e kishte pas shtrëngu dorën shumë. Kur kam shkuar në Polici mu ka afru, më ka përqafuar edhe tha dajë tha hajduti m’i ka lyp paret, po unë s’ia kom jep. E ka çelë dorën, i kish pasë paret aty. Qe tha dajë paret, se s’ia kom jep hajnit”, tha Leonard Ademaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit