Home Aktualitet Ministrja Man...

Ministrja Manastirliu: Gushti do të jetë muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç

37
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se muaji gusht do të jetë muaj i hapur vaksinimi masiv për çdo qytetar mbi 18-vjeç. Nga qendra shëndetësore nr.1 në Tiranë, ajo tha se 24% e popullsisë është vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19.

Po ashtu Manastirliu i bëri thirrje çdo qytetari që të paraqiten në qendrat shëndetësore, ose në qendrën më të afërt të vaksinimit me kartën e identitetit, për të kryer vaksinën anti-covid.

“Mbulesa vaksinale po rritet. Jemi 24% e popullatës me 2 doza. Situata është e kontrolluar, por si pasojë e variantit Delta numrat janë rritur në mënyrë të lehtë si edhe shtrimet në spitale. Qytetarët nuk janë të vaksinuar ato që janë të shtruar në spital”, tha Manastirliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit