Home Aktualitet Manastirliu i...

Manastirliu inspekton punimet te Trauma: Investojmë 4.2 mln dollarë për pajisjet e reja në spitale e poliklinika

39
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës, për rehabilitimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, përmirësimin e infrastrukturës në Urgjencën e këtij spitali, si dhe investimet në pajisje bio-mjekësore.

 

Në spitalin e Traumës është duke u punuar me ritëm në një prej godinave që i shërben trajtimit të sëmundjeve të brendshme dhe gjithashtu edhe një strukturë që i shërben konsultave ambulatore. Një investim i buxhetit të shtetit, i qeverisë shqiptare në vlerë rreth 4 milionë dollarë, që do të shndërrojë tërësisht shërbimet që ofrohen këtu. Do të zgjerojmë kapacitetet për shërbime të tjera, duke krijuar kushte shumë më të mira për stafet mjekësore dhe për pacientët për marrjen e shërbimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se në disa spitale të vendit, do të ketë një investim shumë të rëndësishëm për rinovimin e pajisjeve mjekësore, si skaner, grafi, angiograg, etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit