Home Aktualitet Manastirliu: ...

Manastirliu: Po përmirësojmë kushtet e punës dhe pagat për mjekët e infermierët

13
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa ndodhet prezente në Komisionin e Ekonomisë ka sqaruar se qeveria është duke punuar për krijimin e kushteve sa më të mira të punës dhe rritjen e rrogave për mjekët dhe infermierët.

Po ashtu ministrja shtoi se ky fenomeni i largimit të bluzave të bardha nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por prek të gjitha vendet e botës, përfshirë Italinë dhe Francën.

Vetëm në këto 4 vite nëpërmjet portalit “Mjekë dhe Infermierë për Shqipërinë” janë punësuar mbi 1200 mjekë të familjes dhe specialistë dhe mbi 3900 infermierë. Jo vetëm kemi rritur numrin e mjekëve dhe në krahasim me 2013 që ishte 1.2 dhe sot është 1.9 për 1000 banorë, por ne po vijojmë të mbështesim burimet tona njerëzore duke krijuar kushte më të mira për ta, duke rritur pagat dhe duke incentivuar financiarisht për mjekët dhe infermierët. Sfida e mobilitetit të mjekëve, se nuk dua ta quaj largim, është një fenomen që prek të gjithë vendet e botës edhe Kroacia, Rumania, Italia dhe Franca e vuan, por ajo që ne po bëjmë është në saj të përmirësimit të kushteve të punës, rritjes së pagave dhe më shumë trajnim për burimet tona”, tha Manastirliu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit