Home Aktualitet Manastirliu t...

Manastirliu takim me mësuesit, premton rritje të pagave

52
0

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me mësues të shkollës 9-vjeçare “Murat Toptani” në Selitë si dhe të shkollës “At Zef Pllumbi” në Tiranë, prej ku vendosi theksin në orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional.

“Ne duam që të ndryshojmë edhe kurrikulën e arsimit profesional për ta bërë atë më praktik për nga pikëpamja e përzgjedhjes së zanatit, ndërkohë duam që të ngremë në shkolla bërthamat e këshillimit të karrierës, ku të mos jenë thjesht me një mësues që mund të ndjekë nxënësin në shkollë, por duam që t’i realizojmë me tre figura të rëndësishme, që është mësuesi kujdestar, mësuesi i edukimit qytetar dhe psikologu ose punonjësi social”,- u shpreh ministrja.

Gjatë takimit në shkollën “Murat Toptani”, mësuesit e arsimit special ngritën pretendimin për rishikimin e rregullave të portalit, teksa Ministrja Ogerta Manastirliu tha se do të vlerësohen, me synim përmirësimin e tyre.

“Portali ‘Mësues për Shqipërinë’, një instrument që ka siguruar transparencë dhe meritokraci patjetër që është konsoliduar, por duhet ridimensionuar. Duhet ridimensionuar për ta sjellë më afër kontekstit aktual, duke e parë se si mund të organizohen më mirë testimet e portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, në nivele rajonale, se si mund të bëhen më shpejt procedurat për sa i përket gjithë atyre kategorive të mësuesve dhe që përfshihen në portal, si mund t’i jepet më shumë mbështetje mësuesve të cilët kanë eksperiencë më të madhe, mjeshtrave, dhe se si mundet të mbështeten ata që sapo futen në sistem”,- tha Manastirliu, teksa konfirmoi mbështetjen e qeverisë për rritjen e pagave për mësuesit edhe në vitin 2024.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit