Home Aktualitet Manchester Ci...

Manchester City fiton për herë të parë Superkupën e Europës, mund Sevile me penallti (VIDEO)

20
0

Manchester City fiton për herë të parë Superkupën e Europës në historinë e saj. Ekipi i Guardiolës triumfoi në finalen e madhe të luajtur në Pire falë ruletës së penalltive, pasi koha e rregullt do të mbyllej në barazim 1-1.

Sevilla befasoi City-in e Guardiolës duke kaluar në avantazh në minutën e 26-të. Pas një krosimi të bukur, En-Nesyri është në vendin dhe në kohën e duhur për të devijuar topin në rrjetë.

City hasi shumë vështirësi në 45 minutat e para duke i mbyllur në disavantazh. Në fillimin e së dytës, kampionët e Europës do të gjenin dhe barazimin.

Në minutën e 63-të, Rodri jep një pasim fantastik në zonë atje ku talenti Palmer e shfrytëzon më së miri duke lënë të shtangur portierin Bono.

Në minutat në vijim City është më dominues me disa mundësi të mira shënimi, por Bono dhe fati ishin në anën e iberikëve. Sfida shkoi te ruleta e penalltive, atje ku do të fitonte Cty 5-4, falë një gabimi të Gudelj. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit