Home Sporti Manchester Un...

Manchester United bën gati 200 milionë euro për dy yjet e Napolit

56
0

Merkato e Manchester United për sezonin e ardhshëm duket se është e përqendruar te skuadra e Napolit. Objektivi parësor është sulmuesi Victor Osimhen, për të cilin do të duhet jo më pak se 160 milionë euro.

Daily Mirror raporton se skuadra napolitane ka fiksuar këtë shifër për të lënë të lirë talentin 24-vjeçar, i cili ka qenë protagonist si në kampionat ashtu dhe në Champions League.

“Djajtë e Kuq” ndërkohë duket se nuk do të mjaftohen me kaq, Një tjetër objektiv i tyre është dhe mbrojtësi Kim Min-jae. Koreano-jugori që në sezonin e tij të parë shkëlqeu me fanellën e Napolit, teksa shihet si një zgjedhje perfekte në repartin e mbrojtës së Ten Hag. Harry Maguire ndërkohë me shumë mundësi do të bëjë valixhet gati, pasi nuk preferohet nga strategu holandez. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit