Home Sporti Manchester Un...

Manchester United huazon dy lojtarë të njohur në minutat e fundit

29
0

Manchester United ka arritur një marrëveshje të minutave të fundit me skuadrën e Fiorentinës për huazimin e Sofyan Amrabat. Ylli maroken ka shkuar menjëherë në aeroport për të udhëtuar drejt Manchesterit.

Djajtë e Kuq do të paguajnë 8.5 milionë paund për huazimin e lojtarit. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Amrabat ka përfunduar tashmë pjesën e parë të testeve mjekësore dhe tani po shkon në Mançester për të përfunduar marrëveshjen.

United do të ketë të drejtë që të blejë kartonin e plotë të lojtarit në verën e ardhshme për shifrën e 22 milionë paundëve. Kjo nuk është lëvizje e vetme pasi sot United ka zyrtarizuar dhe huazimin e Sergio Reguilon. /R.Lika-Koha Jonë/

Man United insert rare clause into Sergio Reguilon deal with Tottenham

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit