Home Aktualitet Mandati i Xha...

Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, Bylykbashi: Mosgjykimi do të shënonte një hap pas

65
0

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë për PRO, që ti hiqet mandati si deputete e ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkës.

Në fjalën e tij jashtë godinës së Gjykatës Kushtetuese, Bylykbashi tha se instutucioni ka vendosur dhe më parë standarde të qarta për pushtetarët që përfitojnë nga pozita e tyre. Për të mosgjykimi do të shënonte një hap pas.

“Kushtetuta ka një predispozitë shumë të qartë në mbrojtje të interesit publik. Asnjë prej deputetëve nuk mundet që të ushtrojë një aktivitet fitimprurës apo të përfitojë nga pasuria e shtetit. Pasoja është humbja e mandatit të deputetit. Kushtetuesja e ka vendosur standardin për dy deputetë që kanë pasur përfitime shumë herë më të vogla se aq duke humbur mandatin.

Është i vetmi sanksion që ka Kushtetuta. Kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme për të parandaluar që deputetët të ushtrojnë pushtetin për t’u pasuruar në dëm të publikut. Precedenti është vendosur, nëse sot do të bjerë ky precedent, do të zhbëjë pikën 3 të nenit. Të 140 bashkëshortët e deputetëve dhe ministrave do të ushtrojnë përmes kamuflimit që të hyjnë të varfër dhe të dalin të pasur. Është detyra dhe nderi që të mbrohet interesi publik. Gardiani i fundit është Gjykata Kushtetuese”,-tha ndër të tjera Bylykbashi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit