Home Aktualitet Marrëveshja m...

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Shehu: Rrezikon sigurinë kombëtare

33
0

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu reagoi pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije se ka arritur një marrëveshje me homologen italiane për ngritjen e një qendre pritjeje për emigrantët në Shëngjin, duke theksuar se kreu i qeverisë përzë shqiptarët për ta mbushur vendin me refugjatë. Ndërsa thekson se vendimi rrezikon sigurinë kombëtare, Shehu pohon edhe se vendimi forcon kriminalitetit.

”Shqipëria mund të ketë qendra të tilla vetëm për refugjatët, që janë apo kalojnë nëpërmjet territorit të saj e jo të bëhet një “depo” për ata, që nuk kanë të bëjnë me territorin shqiptar.

Edi Rama nuk mund të nënshkruajë një marrëveshje të tillë, pa asnjë diskutim në Parlamentin tonë, se Shqipëria nuk është pronë e tij. Të tilla veprime, që bijen ndesh me interesat e mundësitë tona, ndërrmeren nga ai vetëm për interesa personale dhe në funksion të shtimit të “jetës” së ketij rregjimi”,-shkruan Shehu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit