Home Aktualitet Martin Leka: ...

Martin Leka: Tre faktorë çuan në marrjen e Shkodrës nga Benet Beci

1237
0

Pas 32 vitesh, Shkodra në dorën e PS-së. Ky është ende lajmi i zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Gazetari Martin Leka, mendon se humbja e opozitës së Sali Berishës me përmasa të tilla ishte surpriza e zgjedhjeve, ndërsa tha se fitoren e Edi Ramës e kishte parashikuar. Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tha se në javën e fundit para zgjedhjeve krijoi bindjen se Shkodrën do e fitonte Benet Beci dhe jo Partia Socialiste.

”Nuk e besoja se do e fitonte në këtë shkallë. Por në gjenezë Beneti është i djathtë, nga një familje intelektuale, i ati gjuhëtar i njohur. Te përmasat e njeriut është një qytetar që për ditëlindjen e vetë, shkruan në Facebook që i bëra një dhuratë vetes, një vizitë te prindërit. Shkodra ishte vërtetë surprizë, por një surprizë e bukur.

Benet Beci ka pasur një ekip të shkëlqyer pas, një grua si Elisa Spiropali e cila përtej çdo lloj paragjykimin bashkë me të dhe të tjerë kanë shkuar jo në një fushatë tendencioze dhe me turma, por në një fushatë duke u ulur këmbëkryq me çdo njeri.

PSD e Tom Doshit, ashtu si Elisa nuk e kemi parë në mitingje të mëdha. Por ai është një njeri që punon, shkon fshat më fshat, shtëpi më shtëpi, derë më derë. Faktor shumë i rëndësishëm është ish-eksponenti i rëndësishëm i ish-LSI, Agron Çela, me një ndikim profesional dhe një biznesmen që banon në Shkodër bënë të mundur fitoren e Benet Becit”,-tha Leka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0